75 Mall Live Search
09:45 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

​​Takimi Trump-Kim, reagon familja e studentit Otto Warmbier

Familja e studentit amerikan i cili vdiq pasi ishte burgosur në Korenë e Veriut ka reaguar pas takimit të Donald Trump me Kim Jong-un.

Prindërit e Otto Warmbier thanë se treguan respekt pasi nuk u deklaruan gjatë kohës sa u mbajt samiti, por me nënkuptime, ata kritikuan edhe presidentin Trump për lavdet që i bëri liderit koreano-verior.

“Ne kemi treguar respekt gjatë samitit, por tani duhet të flasim. Kim dhe regjimi i tij djallëzor janë përgjegjës për vdekjen e djalit tonë, Otto. Kim dhe regjimi i tij janë përgjegjës për të gjitha mizoritë dhe asnjë arsye apo lavdërim nuk mund ta ndryshojë këtë”, thuhet në deklaratën e Fred dhe Cindy Warmbier.I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Donald Trump në Twitter. Ai shkroi se ka respekt për familjen Warmbier dhe se deklaratat e tij ishin keqinterpretuar.