11:37 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

​ Kosova të ndajë fonde të mjaftueshme për grupet e cenueshme

Institucionet e Kosovës duhet të punojnë më shumë në aspektin në ofrim të shërbimeve më cilësore sociale për grupet e margjinalizuara.

Ndërsa nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u kërkua që të ndahet buxhet i mjaftueshëm jo vetëm për çështjet themelore por edhe për rehabilitim të këtyre grupeve.

Kështu u tha në eventin përmbyllës të “Mbështetja për shërbime të mira sociale për grupet më të rrezikuara” i cili u zbatua nga Save the Children ndërsa u financua nga Bashkimi Evropian dhe Agjencia suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar për zhvillim.

Qëllimi i këtij projekt ishte transformimi efektiv i sistemit të shërbimeve sociale në Kosovë dhe përmirësimi i cilësisë dhe disponueshmërisë së shërbimeve sociale dhe komunitare për fëmijët, njerëzit e cenueshëm që jetojnë në rrezik shoqëror.

Drejtori i “Save  the Children”, Ahmet Kryeziu duke e konsideruar si të suksesshëm këtë projekt tha se përmes tij është arritur tek një ofrim më cilësor i shërbimeve sociale për grupet në nevojë.

Sipas tij mbetet ende sfidë kjo çështje derisa theksoi se edhe më shumë përkushtim kërkon monitorimi i cilësisëe të këtyre shërbimeve dhe inspektimi i qendrave për shërbime sociale.

Kryeziu: Mbetet shumë për tu bërë në aspektin e monitorimit të shërbimeve