75 Mall Live Search
23:03 / E Martë, 12 Maj 2020 / indeksADMonline

​14 raste të reja me Covid-19 në Gjilan, vendosën në karantinë

Nën udhëheqjen e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, është mbajtur mbrëmjen e të martës takim i Komitetit emergjent për parandalimin e përhapjës së Covid-19, ku janë bërë vlerësimet pas 14 rasteve të fundit pozitive.

Në takim u tha se situata është nën kontroll të plotë, pas konfirmimit të 14 rasteve pozitive me Covid-19, të cilët janë vendosur në karantinë, njofton Zyra për Informim e Komunës së Gjilanit.

Kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, ka thënë se gjendja e të infektuarve është e mirë e me simptoma të lehta, derisa në emër të Komitetit, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së virusit.

“Do të vazhdojmë me masat e shtuara në Gjilan dhe bashkë me Policinë e Kosovës, jemi 24 orë në krye të detyrës. Po punojmë në identifikimin e të gjitha kontakteve të të infektuarve në mënyrë që ta menaxhojmë situatën në mënyrën më të mire. Sonte dhe nesër do të kontaktohen të gjithë nga shtabi emergjentë”, ka thënë Haziri.