15 të vdekur nga rënia e autobusit në humnerë

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën sot kur një autobus me 29 pasagjerë ra në një humnerë në shtetin verior të Indisë Utarakand, njoftuan autoritetet lokale.
“Operacioni i shpëtimit është duke u zhvilluar, deri më tani kemi arritur të shpëtojmë shtatë persona. Ngjarja ka ndodhur pranë Damta në rrethin Utarakashi. Autobusi po shkonte për në Jamunotrija, në të ishin 29 pasagjerë”, shtuan zyrtarët e policisë.
Ministri i Policisë së Utarakanda, Amit Shah tha se të plagosurit po transferohen në spitalet më të afërta.
“Në vendin e aksidentit po vjen edhe një njësi speciale për reagim ndaj fatkeqësive”, shtoi ai.