75 Mall Live Search
19:48 / E Premte, 06 Prill 2018 / indeksADMonline

​2.7 milionë njerëz në BE janë viktima të Facebook-ut

Facebook ka njoftuar Bashkimin Evropian se është e mundur që deri në 2.7 milionë njerëz në 28 vendet e bllokut, kanë qenë viktima të skandaleve në ndarjen e të dhënave të papërshtatshme, ku ishte e përfshirë kompania këshilluese “Cambridge Analytics”, njoftuar zyrtarë të BE-së.

Komisionerja për Drejtësi e BE-së, Vera Jurova ka njoftuar se do ta telefonojë drejtorin ekzekutiv të Facebook-ut, Mark Zuckerberg për të biseduar për rrjedhjen masive të të dhënave nga përdoruesit e asaj kompanie.

Facebook është duke u përballur me akuza të rënda për keqpërdorimin e të dhënave të mbrojtura.

Kompania është duke u përballur me rënie të madhe të të hyrave pas bërjes publike të skandalit./Indeksonline/