75 Mall Live Search
10:44 / E Shtunë, 06 Dhjetor 2025 / F.R

​21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik

Patrulla e stacionit policor në Kaçanik rreth orës 03:00, ka ndaluar një veturë të tipit Mercedes me targa vendore gjatë patrullimit në fshatin Bajnicë.

Gjatë kontrollit të automjetit, tek pasagjeri I.Xh., 21 vjeç, është gjetur një sasi e substancës që dyshohet të jetë marihuanë, një mulli për bluarje, një paketë letrash rizla dhe një cigare e mbështjellë me lëndë narkotike. Të gjitha sendet e dyshuara janë sekuestruar nga policia.

I riu është shoqëruar në stacion policor dhe është intervistuar lidhur me rastin. Për procedurat e mëtejshme është njoftuar Njësia e Antidrogës.

Prokurori i shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ka autorizuar lirimin e të dyshuarit në procedurë të rregullt pas intervistimit.