09:32 / E Hënë, 19 Tetor 2020 / indeksADMonline

​23 pacientë me Covid-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës, 7 në gjendje më të rëndë

23 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës. Nga spitali bëjnë të ditur se 17 pacientë janë me oksigjenoterapi, ndërsa 7 janë të në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Aktualisht po trajtohen 23 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 17 pacientë janë me oksigjenoterapi, ndërsa nga ta 7 pacientë është në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Ndërkaq, gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 602 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 34 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejshëm.