19:08 / E Diele, 06 Shkurt 2022 / AR

​4 të vdekur nga Covid-19 sot në Shqipëri

Katër persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në Shqipëri ndërkohë që 659 qytetarë janë infektuar nga 3656 testime të kryera.

Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme me 152 persona të shtruar, 15 prej të cilëve në gjendje më të rëndë.

Lajmi i mirë në këto ditë është ulja e rasteve aktive, ku aktualisht numërohen 13 mijë e 608 persona të infektuar.

Më së shumti rate të reja janë shënuar në Tiranë- 362. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 152 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka katër humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Vlora 55-vjeç, një qytetar nga Berati 67-vjeç, një qytetar nga Gjirokastra 78-vjeç dhe një qytetar nga Tirana 87-vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 264.624 raste pozitive, 247.636 persona janë shëruar, 13.608 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen infektive e kanë humbur 3.380 pacientë.