50 pacientë me oksigjenoterapi, në Klinikën Infektive

Në mbarë vendin janë 1 mijë e 871 raste aktive me Covid-19, e një numër prej tyre po trajtohen brenda insitucioneve shëndetësore në vend.
Aktualisht në Klinikën Infektive në QKUK janë të shtruar 85 persona, prej tyre 50 janë me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Kështu ka bërë të ditur, Sadie Namani, nga Klinika Infektive.
“Në klinikë janë të shtruar 85 raste, 50 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive”, tha ajo.