51 raste aktive me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se aktualisht janë 51 raste aktive me COVID-19.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, 10 qytetarë rezultuan pozitiv me këtë virus.
“823.408 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë dhe janë dhënë 102.957 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.240”, thuhet në njoftim.
