7 simptoma që thonjtë tregojnë për shëndetin tuaj
Ju ndoshta po shpenzoni mjaft kohë në rregullimin dhe
formësimin e thonjve tuaj, madje i kushtoni kujdes edhe ngjyrosjes së tyre me
dizajne dhe ngjyra të lloj-llojshme, por duke e bërë këtë gjë, ju ndoshta nuk
jeni duke i analizuar ata për një kohë më të gjatë, shumë njolla shenja dhe
çarje të thonjve mund të jenë shenja direkte të ndonjë simptome domethënëse që
ndikojnë në shëndetitin tuaj.
Edhe pse asgjë nuk e zëvendëson vizitën tek mjeku juaj për t’ju treguar
saktësisht problemin, ju mund t’i diagnostifikoni edhe vet disa nga anomalitë
që gjenden në thonj.Thonjtë e zbehtëZbehja e thonjve është një simptomë se ju
nuk keni sasi të mjaftueshme të gjakut në organizëm, përkatësisht, vuani nga
anemia.
Anemia rezulton nga nivele të ulëta të hekurit që mund të rezultojnë në
oksigjen të pamjaftueshëm në gjak, e cila pastaj shkakton zbehjen e indeve dhe
të lëkurë sidomos indet që gjenden nën thonj. Sigurohuni që të konsumoni sa më
shumë në ushqime që përmbajnë hekur por gjithashtu pasurojeni ushqimin me shumë
perime me gjethe jeshile, fasule, dhe mish të kuq.Thonjtë e zbehtë mund të jenë
gjithashtu shenjë e sëmundjeve të mëlçisë apo të diabetit të hershëm, simptomat
e të cilave reflektohen në rrjedhjen e dëmtuar e gjakut.
Thonjtë e verdhë
Ngjyra e verdhë e thonjve përveç që nuk duket bukur ajo ju bënë të ndjeheni
edhe pa vetbesim. Thonjtë e verdhë janë simptoma indirekte të infeksioneve të
ndryshme me të cilat ka gjasë të jetë duke u përballur trupi juaj.
Vijat e zeza
Linjat e zeza ose ngjyrë kafeje asnjëherë nuk duhet të injorohen ato mund të
jenë shenjë e melanomës, e cila kërkon zbulim dhe shërim të
menjëhershëm.Kushtoni shumë kujdes problemit të ngjyrave të errëta që i shihni
në thonjtë tuaj.
Të çarat dhe pikat në thonj
Pikat dhe shenjat të cilat i shihni zakonisht ndërlidhen me psoriasën dhe
sëmundjet inflamatore. Psoriasa është gjendje e lëkurës që në raste të shumta
manifestohet me skuqje, dhembje dhe shenja në lëkur
Thonjë të hollë që thyhen lehtë
Thyerja e lehtë e thonjve si dhe hollimi i tyre janë shenjë e problemeve me
tiroide.Gjëndra tiroide ndihmon në rregullimin e hormoneve që ndihmojnë në
funksionimin normal të metabolizmit. Simptomat më të shpeshta reflektohen në
humbjen e flokëve, në problemet me thonj duke i bërë ata të hollë, të brishtë
dhe që rriten ngadalë.Mos i anashkaloni këto simptoma.Me një analizë të
thjeshtë të gjakut ju mund t’i detektoni problemet me gjëndrën tiroide dhe t’i
trajtoni ato me medikamente.Vijat e bardhaVijat e bardha në thonj janë më të
shpeshtat dhe më të zakonshmet që na rastis t;I shohim këto vija indikojnë në
ndonjë sëmundje të mëlçisë, veshkave, anomali të ndryshme apo probleme me
proteinat dhe ushqime tjera.Rregulloni mënyrën e të ushqyerit që të eliminoni
këtë problem.
Thonjtë e kaltër
Thonjtë e kaltër indikojnë se nuk ka sasi të mjaftueshme të oksigjenit në
thonjtë tuaj. Kjo mund të reflektohet edhe me problem të frymëmarrjes dhe
sëmundje të enëve të gjakut.