73 raste të dhunës në familje për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, që funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, ka trajtuar gjithsej 78 raste të reja gjatë periudhës 15 – 22 gusht 2025, në të gjitha regjionet e Republikës së Kosovës.
Sipas të dhënave zyrtare, pjesa më e madhe e rasteve, konkretisht 73, kanë të bëjnë me dhunën në familje, duke reflektuar edhe njëherë përmasat shqetësuese të këtij fenomeni në shoqëri.
“Përveç rasteve të dhunës në familje, janë trajtuar edhe dy raste të dhunimit, një rast i ngacmimit seksual, një rast i sulmit seksual, një rast i lëndimit të lehtë trupor”, thuhet në njoftim.