75 Mall Live Search
09:51 / E Enjte, 30 Shtator 2021 / LB

​730 gjoba për mosrespektim të masave anti-COVID

Policia e Kosovës ka njoftuar se në qytete të ndryshme gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 730 tiketa në bazë të ligjit COVID-19.

Policia gjithashtu ka shqiptuar edhe 1159 tiketa trafiku.

Ndërkohë, bëhet e ditur se gjatë 24 orëve kanë ndodhur 13 aksidente trafiku me të lënduar dhe 18 aksidente me dëme materiale.