23:01 / E Diele, 23 Tetor 2022 / AR

​A mund të parashikohet vdekja edhe 14 vjet përpara? Gjithçka fillon me këtë ndryshim

Presioni i gjakut në fazën e mëvonshme të jetës fillon të bjerë pak, dhe kjo është rreth 14 vjet para se të ndodhë vdekja, ka treguar hulumtimi.

Shkencëtarët erdhën në këtë përfundim duke vëzhguar gjendjen shëndetësore të 46.634 britanikëve që vdiqën në moshën 60- vjeç ose më vonë, dhe në mostra ishin njerëz të shëndetshëm, por edhe ata që kishin demencë dhe sëmundje të zemrës.

Presioni i gjakut ra më shumë te pacientët me demencë, dështim të zemrës, humbje peshe në fund të jetës dhe ata që zakonisht kishin presion të lartë të gjakut. Rënie në terma afatgjatë është shënuar edhe te pacientët pa asnjë nga diagnozat e sipërpërmendura.

“Kërkimet tona hedhin dritë mbi rëndësinë e monitorimit të gjendjes së pacientëve të moshuar që mjekët shohin kudo. Do të isha shumë i mërzitur nëse dikush do ta interpretonte punën tonë si një motiv për të mos trajtuar hipertensionin në vitet e mëvonshme me ilaçe dhe për të mos i përshkruar ato”, thonë autorët e hulumtimit.

Ata shtojnë se mjekët duhet t’i kushtojnë vëmendje asaj se çfarë do të thotë në të vërtetë rënia e presionit të gjakut për pacientët e moshuar.

Edhe pse ka shenja të tjera që tregojnë afërsinë e vdekjes dhe ndodhin vetëm disa vite më parë, lartësia e presionit dhe të gjitha ndryshimet që lidhen me të janë treguesit më të dukshëm.

Kjo është kryesisht për shkak se presioni i gjakut mund të matet numerikisht, ai matet dhe monitorohet shpesh nga mjekët, si dhe nga vetë pacientët.