18:39 / E Hënë, 03 Tetor 2022 / AR

​AKP vendos për shitjen e 36 aseteve përmes SHAL 60

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) sot miratoi listën e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore në likuidim për vendosje në tender publik përmes shitjes së aseteve në likuidim (SHAL) 60, e cila ka gjithsej 36 asete.

Në një komunikatë për media thuhet se Bordi shqyrtoi raportin mujor të menaxhmentit për periudhën paraprake duke përfshirë raportin mujor për ndërmarrjen shoqërore Brezovica.

Gjatë kësaj mbledhjeje Bordi i AKP-së shqyrtoi transaksionet e shitjes me tender publik për valën SHAL 58.

Bordi shqyrtoi dhe miratoi raportin e komisionit të banesave me gjithsejtë 31 kërkesa, miratoi raportin e Komisionit për shqyrtimin e ankesave të listave të punëtorëve të NSH “Bankkos” Prishtinë, NSH “Rilindja- Revistat” Prishtinë, NSH “Rilindja-Botuese” Prishtinë dhe “Zëri i Rinisë” në Prishtinë.

Bordi gjithashtu miratoi shfrytëzimin e mjeteve të mjaftueshme nga tarifa administrative e AKP-së për nevoja të NSH “Inex” në Brezovicë për përgatitjen e sezonit të ardhshëm.

Bordi aprovoi kërkesën e KEDS-it për kryerjen e punimeve brenda oborrit të ndërmarrjes “Jatex” Gjakovë për rekonstruktimin e rrjetit të tensionit të mesëm 10 KV.

Bordi aprovoi raportin e shpërndarjes për kreditorët për ndërmarrjen “Fabrika e Letrës, Kartuqit dhe Ambalazhit”, Lipjan dhe raportet për 10 heqje dorë nga asetet në likuidim.