Aksident i rëndë në Besi, lëndohet motoçiklisti (Pamje)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në fshatin Besi të Prishtinës, ku si pasojë ngasësi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet dhe një motoçiklistë, i cili shihet i shtrirë në tokë.
Në pamjet e siguruara nga IndeksOnline shihen qytetarët që janë mbledhur për t’ia dhënë ndihmën e parë.
Policia dhe autoambulanca ende nuk kanë dal në vendin e ngjarjes.
Video: