Aksident në Besi, krijohen kolona të gjata në rrugën Prishtinë-Podujevë
Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë-Podujevë, përkatësisht në fshatin Besi.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes. Ende nuk dihet për dëmet materiale në vetura dhe njerëz.
Si pasojë e këtij aksidenti, janë krijuar kolona të gjata në këtë ask rrugor.
IndeksOnline ka kontaktuar Policinë e Kosovës, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk kanë kthyer përgjigje.

