Aksident tragjik në rrugën Komoran–Carralevë, humb jetën një person

Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot në rrugën Komoran–Carralevë, ku një person ka humbur jetën.
Sipas zëdhënëses së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në aksident është përfshirë një automjet në lëvizje, ngasësi i të cilit, për shkaqe ende të paqarta, ka humbur kontrollin mbi veturën dhe ka goditur disa automjete të parkuara përgjatë rrugës.
Si pasojë e përplasjes, ngasësi i automjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Njësitet relevante të Policisë, përfshirë njësinë e trafikut rajonal, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. /IndeksOnline/