Aksion para Kuvendit, kërkohet tërheqja e projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së

Në Kuvendin e Kosovës ka nisur seanca ku në rend dite ishte edhe votimi në parim i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Derisa filloi seanca, jashtë objektit të Kuvendit është mbajtur një aksion simbolik ku kërkohej tërheqja e këtij projektligji.
Me motot: “ Tërhiqeni ligjin!”, “Vlera të paqes e jo të luftës!”, “Jo ligj që ma ndalon lirinë e shprehjes!”, “I keni harru viktimat!”, Organizata Youth Iniciative For Human Rights, ka mbajtur aktivitetin simbolik përmes të cilit kërkoi tërheqjen e Projektligjit për vlerat e UÇK-së.

Përfaqësuese e organizatës YIHR Kosovë, Trina Binaku, ka thënë se tërheqja nga votimi i Projektligjit për vlerat e UÇK-së meqë sipas saj kjo nuk i ndihmon që të sillet drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë.
Derisa ka shtuar se, ky i fundit përveç që cenon lirinë e shprehjes dhe është në kundërshtim me Kushtetutën, nuk ndihmon në sjelljen e drejtësisë për viktimat e luftës.
“Sot YIHR Kosova ka organizuar një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, për të kërkuar tërheqjen e Projektligjit për vlerat e luftës së UÇK-së, për shkak që ky projektligj është edhe sot në votim. Ne mendojmë që përveç e cenon lirinë e shprehjes dhe është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, nuk ndihmon në sjelljen e drejtësisë për viktimat e luftës në Kosovë…Në rastin më të mirë, mosvotimi prej deputetëve të Kosovës”, ka thënë ajo.