16:01 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

​Alarm për dritat LED, rrezikojnë retinën e syrit

Disa lloje të ndriçuesve LED, të pasur me ‘’dritë blu’’ kanë një ndikim të dëmshëm tek retina e syrit dhe krijojnë anomali në ritmin tonë të gjumit, paralajmëron agjencia publike franceze përgjegjëse për sigurinë shëndetësore.

”Me një çmim të përballueshëm nga të gjithë, ekonomike në kursimin e energjisë, jetëgjata dritat LED prej disa vitesh regjistrohet një përhapje e konsiderueshme por nuk janë të gjitha të parrezikshme’’, thekson Agjencia Kombëtare për Sigurinë e Shëndetit, Ushqimore, Ambientit dhe të Punës (ANSES) në një raport të publikuar të martën.

Për të përftuar një dritë të bardhë, këta ndriçues bashkojnë një diodë blu me një shtresë të fosforit të verdhë. Sa më e ftohtë është drita e tyre e ngjashme me dritën e diellit në mesditë sesa në perëndim, aq më e madhe është përqindja e blusë në spektrin e tyre.              

Gjithashtu ANSES theksoi gjithashtu rreziqet për retinën e syrit të ndriçuesve artificialë të pasur me dritë blu, në një deklaratë të publikuar në formë paralajmërimi në 2010.Që nga ajo kohë të dhënat e reja shkencore konfirmojnë dëmtimin e syrit dhe vënë në dukje rreziqe të tjera, ndërsa dritat LED janë përhapur ndjeshëm si në ndriçimin e brendshëm dhe atë të jashtëm, me idenë e heqjes nga tregu të llambave inkandeshente  dhe halogjene konvencionale.