Alarmi për bombë në aeroport – i rremë

Një kërcënim me bombë në orët e pasdites në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ka rezultuar të jetë i rremë.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara.
“Ju njoftojmë se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi me bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procedohen si zakonisht”, ka thënë Gara.
Në anën tjetër, lidhur me këtë alarm është deklaruar edhe Policia e Kosovës.
“Policia e Kosovës, pas verifikimit dhe ushtrimit të kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ku ishte raportuar për vendosjen e mjeteve shpërthyese, ka vërtetuar se këto informacione kanë rezultuar të jenë të rrejshme. Puna në aeroport i është kthyer normalitetit dhe qytetarët/udhëtarë kanë vazhduar udhëtimet e tyre” thuhet në njoftim.