75 Mall Live Search
14:53 / E Premte, 22 Prill 2022 / B O

​Ambasadori Minxhozi pjesë e aksionit të pastrimit në Suharekë

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, është bërë pjesë e aksionit për pastrimin e ambientit në Komunën e Suharekës. Në Ditën e Tokës, kjo komunë së bashku me nxënës dhe organizata të ndryshme kanë pastruar mjedise të ndryshme të komunës.

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj e ka falënderuar ambasadorin Minxhozi për mbështetjen që ka dhënë në këtë aksion.

“Faleminderit ambasadorit të Shqipërisë, Qemal Minxhozi për përkrahjen në pastrimin e ambientit”, ka thënë Muharremaj.

Ndërsa, vet Minxhozi është shprehur i lumtur dhe apeloi të gjithë qytetarët që të kujdesen për mjedisin dhe të shtojnë hapësirat e gjelbra.

Muharremaj ka thënë se do të ngrihet edhe Parku i Ambasadorëve, ku secili ambasador i akredituar në vendin tonë do të mbjellë një fidan dhe ngjit do të valojë flamuri i shtetit që përfaqëson.