75 Mall Live Search
17:05 / E Hënë, 02 Mars 2020 / indeksADMonline

​Ambasadori norvegjez i sheh me pozitivistet shkarkimet e Kurtit

Kryeministri Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grondahl.

Në komunikatën e Qeverisë thuhet se kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm. 

Ai e njoftoi ambasadorin për programin qeverisës i cili shumë shpejt do t’ju paraqitet deputetëve për diskutim në Kuvendin e Republikës.

Kurti shprehu besimin se programi qeverisës do të votohet në Kuvend dhe do të shoqërohet më pas prej projekt-buxhetit për këtë vit.

Ambasadori Grondahl tha se e ka përcjellë me vëmendje punën e Qeverisë dhe se i ka parë vendimet e deritanishme si hapa pozitivë.

Ambasadori nënvizoi se e ka ndjekur deklaratën e Kryeministrit javën e shkuar. Ai tha se masa e Qeverisë për të zëvendësuar tarifën është një hap pozitiv.

Takimi u mbyll me premtimin e kontakteve të vazhdueshme.