Ancelotti me paralajmërim interesant për lojtarët e tij

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti paralajmëron Real Madridin se titulli në La Ligan spanjolle nuk është ende i siguruar.
“Los Blancos” mundën me rezultat 3-0 Mallorcan të hënën falë një goli të Vinicius Junior dhe një dygolëshi të Karim Benzemas.
Gjigantët e La Ligës fituan katër nga pesë ndeshjet e fundit të ligës dhe po shijojnë një epërsi prej dhjetë pikësh ndaj Sevillas me 10 ndeshje të mbetura para fundit të sezonit. Pavarësisht diferencës me vendin e dytë, Ancelotti beson se lojtarët e tij nuk duhet të jenë shumë të sigurt përpara pjesës së fundit të sezonit, përcjellë KosovaPress.
“Asgjë nuk ndryshon. Ne kemi një avantazh, dhe kjo është mirë, por ne duhet të arrijmë në pushimin e ndeshjeve ndërkombëtare në formë të mirë”, tha ai në një konferencë për shtyp.
“Po ju them se kam humbur një finale të Ligës së Kampionëve edhe pse isha duke fituar 3-0. Shpresoj që të mos ndodhë më.”, shtoi trajneri italian.
Ancelotti iu referua finales së famshme të Ligës së Kampionëve të humbur nga skuadra e tij Milan kundër Liverpoolit në vitin 2005. Kuqezinjtë kryesonin 3-0 në pjesën e parë, por pësuan tre gola brenda gjashtë minutave, duke e humbur ndeshjen pas penalltive.
Verën e kaluar, Ancelotti filloi një periudhë të dytë në Real Madrid, duke nënshkruar një marrëveshje trevjeçare me gjigantët e La Ligës. Ai kurrë nuk e ka fituar titullin spanjoll në karrierën e tij.