Anulohen të gjitha fluturimet e parapara në ANP

Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”, ka njoftuar se ka anuluar fluturimet e planifikuara komerciale në nisje deri më 14 qershor 2020.
Në njoftimin e ANP-së nuk bëhen të ditura arsyet e anulimeve, por vetëm kërkohet mirëkuptimi nga udhëtarët.
Ju njoftojmë se deri më 14 qershor 2020 nuk ka fluturime. Fluturimet që janë publikuar më herët për 13 dhe 14 qershor 2020, janë anuluar nga kompanitë ajrore. Ju faleminderit për mirëkuptimin!, thuhet në njoftimin e ANP-së.
Fluturimet e anuluara:
13 qershor 2020
EW5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 19:30)
EUROWINGS
14 qershor 2020
EW5713 Prishtinë-Stuttgart (ora09:50)
EUROWINGS