75 Mall Live Search
09:05 / E Mërkurë, 01 Korrik 2020 / indeksADMonline

​Apostolova, Barishiqi dhe Heldti shënojnë kalimin e presidencës së BE-së, nga Kroacia te Gjermania

Sot, do të zhvillohet një event online për të shënuar kalimin nga Kroacia te Gjermania të Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian.

Gjatë eventit do të përshkruhen për publikun kosovar arritjet kryesore të Presidencës kroate të BE-së dhe prioritetet kryesore të Presidencës gjermane të BE-së.

Eventi, do të mbahet në faqen Facebook të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, me pjesëmarrjen e Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë- përfaqësueses së posaçme e BE-së; Danijela Barishiq, ambasadores së Kroacisë në Kosovë; dhe Kristian Held, ambasador i Gjermanisë në Kosovë.

Në faqen e Facebookut “European Union In Kosovo” sot në orën 12:00, mund të ndiqni mesazhet nga ambasadorët Apostolova, Barishiq dhe Held.