Armëmbajtje pa leje dhe kanosje, arrestohet 55 vjeçari në Viti

Policia në Viti në vazhdën e hetimit të një rastit “Kanosje”, me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake ka kryer një kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit kosovar shqiptar H.A. (1967).
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar si dëshmi materiale për gjykatën:
“Një pushkë gjuetie e llojit SP 100 e kalibrit 12-GA me njëzet e pesë (25) fishekë të kalibrit 12-GA. Një pushkë Karabin me shënjestër optike e llojit Patriot e kalibrit 30-06 SPRG me njëqind e pesëdhjetë e gjashtë (156) fishekë të kalibrit 30-06, një revole e llojit Sig Sauer e kalibrit 9mm me dy karikator përkatës dhe shtatë (7) fishekë të kalibrit 9mm, një revole me shurdhues e llojit Pietro Gardone e kalibrit 22LR me dyqind e tre (203) fishekë të kalibrit 22LR, një (revolver me shurdhues e llojit Ofizial sport starters me tetëdhjetë e një fishekë të kalibrit 22Long rifle dhe 37 copë fishekë dhe një tytë e revoles”, thuhet në njoftim.
I dyshuari është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.
“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ,,Kanosje’’ dhe i dyshuari të ndalet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njofitm.
