75 Mall Live Search
22:22 / E Mërkurë, 01 Qershor 2022 / AR

​Armend Thaçi rinovon kontratën me Ballkani

Kampioni i ri i Kosovës në futboll Ballkani ka arritur marrëveshje me Armend Thaçin për rinovimin e kontratës.

Klubi nga Suhareka e konfirmoi lajmin përmes një shkrimi në faqen zyrtare në “Facebook” duke mos shpalosur detaje të tjera mbi kontratën e re, përveç se ajo zgjat deri në vitin 2024.

Thaçi ishte njëri nga futbollistët më të rëndësishëm të Ballkani duke ndihmuar në arritjen e objektivit për t’u shpallur kampion për herë të parë në histori të këtij klubi.