75 Mall Live Search
16:37 / E Diele, 02 Nëntor 2025 / F.R

​Arrestohet 29-vjeçari për kalim ilegal të kufirit me Greqinë

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë, Komisariati i Policisë Kufitare Sarandë, gjatë kontrolleve konstatuan në vendin e quajtur “Sorone” Xarë, një automjet me të cilin po transportohej një shtetas i huaj ilegal.

Në njoftimin e Policisë së Shtetit thuhet se drejtuesi i automjetit, shtetasi A. K. (29), banues në Karbunarë – Lushnjë, po transportonte një emigrant nga Pakistani kundrejt pagesës, me qëllim që të kalonte ilegalisht kufirin në Greqi.

Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprën penale ndihma për kalim ilegal të kufijve.