75 Mall Live Search
14:42 / E Shtunë, 22 Nëntor 2025 / F.R

​Arrestohet 46-vjeçari për organizim të lojërave të fatit në telefon

Policia e Shtetit në Tiranë, bazuar në informacione të siguruara nga burime policore, për një rast të ushtrimit ilegal të veprimtarisë së lojërave të fatit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The bet”.

Me këtë rast u arrestua shtetasi Sh. H. (46), banues në Kamëz, për veprat penale organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin dhe vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara.

Gjatë kontrollit në lokalin e këtij shtetasi, në rrugën “Skënderbeu” në Kamëz, policia gjeti dhe sekuestroi një telefon mobil që përmbante faqe të përdorura për organizimin e lojërave të fatit, si dhe foto të biletave të basteve sportive.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.