09:47 / E Enjte, 28 Korrik 2022 / AR

​Arrestohet një i mitur pasi abuzoi seksualisht me familjaren në Obiliq

Një i mitur raportohet se është arrestuar në Obiliq, pasi dyshohet për incest.

Policia njofton se i njëjti kishte abuzuar seksualisht me familjaren e tij, po ashtu të mitur.Rasti është hapur si “Marrëdhënie seksuale brenda familjes”.

“Obiliq, 25.07.2022-06:00. Me 27.07.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i mitur pasi që i njëjti kishte abuzuar seksualisht me viktimën femër kosovar e mitur”, thuhet në raportin policor.

Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.