21:29 / E Enjte, 08 Dhjetor 2022 / MSH

​Arrestohet një serb për dëmtim të varrezave në Kllokot

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të nacionalitetit serb në Kllokot, me dyshimin se ka dëmtuar disa varreza ortodokse në këtë qytet, ka konfirmuar për KosovaPress zëdhënësi i policisë rajonale për Gjilan Ismet Hashani.

I dyshuari me inicialet T.N. (1985), me vendbanim në Kllokot, veprën penale e ka kryer më 2 tetor 2022 dhe para avokatit mbrojtës e ka pranuar atë.

Ndaj tij është iniciuar vepra penale “dëmtim i varreve apo kufomave”.