09:22 / E Enjte, 25 Gusht 2022 / LB

​Arrestohet një shtetas turk në Aeroportin e Prishtinës, prezantoi leje të falsifikuar të Belgjikës

Një shtetas i Turqisë është arrestuar mbrëmë rreth orës 20:10 në Aeroportin e Prishtinës. Policia ka njoftuar se i njëjti kishte prezantuar leje qëndrimi të Belgjikës që dyshohej se ishte e falsifikuar.

Rasti është inicuar si, falsifikim i dokumentit

“Aeroporti i Prishtinës, 24.08.2022-20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar leje qëndrimin e Belgjikës që dyshohet të jetë i falsifikuar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.