Arrestohet shtetasi i Serbisë për kërcënim dhe shantazh në Gjilan

Një shqiptar, shtetas i Serbisë është arrestuar dje në Gjilan, pasi i njëjti kishte kanosur dhe shantazhuar viktimën mashkull kosovar.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 7 prill. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
“Gjilan 07.04.2022-10:00 Në lidhje me rastin, me 09.04.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Serbisë pasi i njëjti kishte kanosur dhe shantazhuar viktimën mashkull kosovar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje” thuhet në njoftimin e policisë.