16:24 / E Hënë, 06 Prill 2020 / indeksADMonline

​Arrin në 2200 bilanci i të prekurve me koronavirus në Serbi

Në Serbi, në 24 orët e fundit, shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga koronavirusi duke rritur bilancin në 58.

Autoritetet shëndetësore thanë se 1,192 njerëz ishin testuar që nga raporti i fundit, 292 prej të cilëve ishin pozitivë, duke rritur totalin në 2200.

Në mesin e të vdekurve janë 42 meshkuj dhe 16 gra.