11:58 / E Diele, 20 Tetor 2019 / indeksADMonline

​“Asnjë lojtarë nuk dëshiron t’i bashkohet United”

Ish-trajneri i Tottenhamit, Harry Redknapp, ka thënë se asnjë lojtarë me përvojë nuk dëshiron t’i bashkohet Manchester United.

United këtë sezon janë në formë shumë të dobët dhe shumë fansa kërkojnë shkarkimin e Ole Gunnar Solskjaer.

Sipas Redknapp, tekniku norvegjez nuk do të arrijë ta bëjë asgjë, pasi është e pamundur, transmeton Indeksonline.

“United iu dha David Moyes, i cili bëri punë të mirë të Evertoni, pastaj te Louis van Gaal, i cili është një ndër trajnerët më të mirë në botë dhe në fund te Jose Mourinho, i cili ka fituar çdo gjë të mundur. Ole është duke vuajtur. Ka punë të pamundur për të bërë. Njerëzit thonë të transferojnë pesë ose gjashtë lojtarë. Ata nuk munden ta transferojnë Harry Kane, ose Raheem Sterling. Është më e lehtë për të thënë, është punë e vështirë në duart e tyre”, deklaroi ai.

“Djajtë e Kuq”, sot do të ndeshen kundër Liverpool në “Old Trafford”, ndeshje e cila fillon në ora 17:30./Indeksonline/