10:52 / E Hënë, 10 Shtator 2018 / indeksADMonline

​Australi, zbulohen dy shkëmbinj të mëdhenj me ar, vlerësohen në miliona dollarë

Minatorët në Australinë Perëndimore thonë se kanë zbuluar dy shkëmbinj të mëdhenj me ar, që vlerësohen në miliona dollarë.

“Guri më i madh, me peshë 95 kg, përmban 68 kg ar”, tha kompania minerare kanadeze “RNC Minerals”.

Kompania shtoi se arin me vlerë rreth 15 milionë dollarë e nxori javën e kaluar. Një inxhinier i minierave i përshkroi gjetjet si “jashtëzakonisht të rralla”.

Shkëmbi i dytë është me peshë 63kg dhe me rreth 45 kg ar.

Minatorët në Australi nxjerrin zakonisht 2 gramë ar për 1 ton gur.