75 Mall Live Search
19:01 / E Diele, 24 Prill 2022 / AR

​Austria kundër anëtarësimit të Ukrainës në BE

Përpjekjet e Ukrainës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, kanë hasur rezistencë nga Austria dhe kjo që e ka zhgënjyer Kievin zyrtar.

Ukraina thotë se është e zhgënjyer që përpjekjet e saj për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian kanë hasur në rezistencë nga Austria.

Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg u citua të thoshte se Kievit nuk duhet t’i ofrohet anëtarësimi në bllokun 27-vendesh dhe duhet të konsiderohen rrugë alternative për të zhvilluar lidhjet BE-Ukrainë.

Ukraina i ka quajtur komentet “strategjikisht dritëshkurtër”.

BE është mbledhur pas Ukrainës gjatë luftës, duke ndëshkuar Rusinë për pushtimin e saj me sanksione./Rtsh