Autobusët e VV-së të stërmbushur, s’respektohen rekomandimet shëndetësore

Autobusë nga e mbarë Kosova janë nisur me simpatizues të Lëvizjes Vetëvendosje për të marrë pjesë në tubimin e paralajmëruar në ora 17:00 në Prishtinë.
KosovaPress ka siguruar disa fotografi në të cilat shihen autobusë të stërmbushur me aktivistë të VV-së, e të cilët nuk kanë respektuar rekomandimet shëndetësore për mbajtjen e distancës.