Avicii preu damarët me shishe të verës
DJ i njohur Avicii tronditi botën me vdekjen e tij të papritur, ndërsa tash kanë dalë në dritë shkaqet e vetëvrasjes.
Familja e tij ka bërë të ditur se DJ i njohur nuk mund të jetonte më dhe kërkoi paqe.Tim ‘Avicii’ Bergling u gjet i vdekur në Maskat, Oman, në moshën 28-vjeçare, më 20 prill.
DJ i njohur suedez ishte tërhequr nga turneu në vitin 2016 , pas problemeve shëndetësore dhe mentale. Ai i mori veten jetës dhe vdiq për shkak të gjakderdhjes së madhe, pasi kishte prerë damarët me një copë xhami të shishes së verës, transmeton TMZ, e cila i referohet burimeve të saja ty afërta me muzikantin e ndjerë.