75 Mall Live Search
08:13 / E Martë, 14 Tetor 2025 / AR

​Avioni i parë amerikan me shpejtësi më të madhe se zëri

Më 14 tetor të vitit 1947, një avion amerikan ishte i pari që fluturoi me një shpejtësi më të madhe se ajo e zërit X-One.

Avioni eksperimental ishte projektuar që të parandalonte shtjellën e ajrit që përplaset në sipërfaqen e tij me shpejtësinë e zërit. Fluturimin e parë me avionin e kreu piloti i forcave ajrore Charles Yeager – Chuck.

Avioni X-One kishte formën e një plumbi, me krahë të shkurtër dhe atë e lëshuan nga trupi i një bombarduesi të modifikuar të Luftës së Dytë Botërore.

Kapiteni Yeager i ndezi të 4 motorët e raketës dhe kreu fluturimin me shpejtësinë e zërit, duke përshkruar distancën 10 mijë e 500 metra me një shpejtësi rekord prej 1 mijë e 56 kilometrash në orë. Avioni i “Chuch Yegar”-it ndodhet në Muzeun Kombëtar të Hapësirës në Uashington.