Bajrami: Anulimi i konkursit në KEK rezultat i formimit të komisionit

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se anulimi i konkursit në KEK përmes të cilit ishin punësuar rreth 100 persona në baza politike e familjare, është rezultatet e formimit të komisionit hetimor për energjinë.
Ajo ka shkruar në Facebook se ky është vetëm hapi i parë, duke paralajmëruar se do të ketë edhe parregullsi tjera në sektorin energjetik.