Balla: Nëna dhe djali ishin të përqafuar poshtë rrënojave
Në Lagjen 18, pranë stadiumit në Durrës, në një ndërtesë supozohet se edhe një person ka mbetur brenda rrënojave.
Aty deri tani janë nxjerrë rreth gjashtë persona, ndërkohë ekipet po vazhdojnë të kërkojnë edhe për personin që thuhet se vazhdon të jetë brenda gërmadhave.
Në orët e mbrëmjes ekipet e kërkim-shpëtimit, kanë arritur të nxjerrin dy persona, nënë e bir. Pas kësaj, shefi i Grupit Parlamentar të PS-së në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla ka falënderuar ekipet rumune, që siç tha ai meritojnë falënderimet për çdo gjë që kanë bërë dhe do të vazhdojnë ta bëjnë.
“Nga dyshimet që kanë dhe sigurisht nga çfarë është biseduar, është edhe një zonjë e moshuar që mund të gjendet poshtë rrënojave e që trupat rumune në bashkëpunim me Renea do të vazhdojnë të punojnë edhe përgjatë natës, me shpresë që të gjendet sa më shpejtë. Dy personat që sapo u gjenden kanë nënë 47 vjeçare dhe një djalë 22 vjeçar, zgjati 12 orë gjithë procedura për t’i nxjerrë për shkak se nëna dhe djali ishin të përqafuar poshtë rrënojave, kjo ishte edhe arsyeja pse u vonua”, tha ai.
E nga ekipi rumun u tha se në këtë lokacion nevojitet të punohet të paktën edhe 24 orë