23:21 / E Diele, 10 Prill 2022 / AR

​Banka Botërore: Ekonomia e Ukrainës do të tkurret me 45.1%

Banka Botërore thotë se ekonomia e Ukrainës do të tkurret me 45.1% këtë vit si rezultat i pushtimit rus.

Bizneset në vend janë mbyllur, eksportet janë ulur dhe shumica e kapaciteteve prodhuese të vendit janë shkatërruar, shpjegoi organizata në një vlerësim të ndikimit të publikuar sot.

Në veçanti, mbyllja e transportit detar të Detit të Zi nga Ukraina ka ndërprerë 90% të eksporteve të drithit të vendit dhe gjysmën e eksporteve të tij totale, të cilat pritet të kenë ndikime negative në të gjithë globin, por veçanërisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore.

GDP e Rusisë do të bjerë me 11.2% si rezultat i sanksioneve financiare, shtoi Banka Botërore.