Banorët e lagjes “Qendra” protestojnë për shërbimet komunale

Banorët e lagjes “Qendra”, për të dytën herë po protestojnë për të shprehur pakënaqësitë e tyre për vendparkimet e stërngarkuara dhe shërbimet komunale.
Me dhjetëra banorë të rrugës “Rexhep Luci”, në Prishtinë të premten kanë kërkuar që kjo hapësirë të mos shfrytëzohet për parkim publik, meqë sipas tyre kjo zonë është kthyer në katrahurë.
Ndër të tjera, kanë shprehur shqetësimin për zhurmën që shkaktojnë kafenetë gjatë tërë natës. Ata kanë kërkuar që të mbahet një mbledhje me banorët dhe të gjendet një zgjidhje, meqë sipas tyre kryetari Shpend Ahmeti nuk po bën një gjë e tillë.
Banorët rezidentë të kësaj lagjeje thonë se në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre do të vazhdojnë me protesta, madje sipas tyre nëse do të jetë nevoja edhe do eskalojnë me këto protesta.