75 Mall Live Search
15:01 / E Martë, 18 Qershor 2019 / indeksADMonline

​BE-ja i kërkon Kosovës heqjen e taksës, liberalizmi i vizave ende në shqyrtim

Ka nisur takimi i Këshillit për Çështje të Përgjithshme në Bashkimin Evropian, në të cilin do të diskutohet për zgjerimin e BE-së.

Para nisjes së këtij takimi Këshilli i Ministrave të BE-së, ka publikuar një draft të konkluzioneve sa i përket zgjerimit.Për vendin tonë,  çështje me shumë rendësi është konsideruar dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së, duke thënë se Prishtina dhe Beogradi duhet më bëjnë më shumë përpjekje për të kontribuuar në këtë proces. Kosovës i është kërkuar edhe heqja e taksës 100 përqind ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës. 

“Këshilli ndjen keqardhje për vendimin e Qeverisë së Kosovës për vënie të tarifave duke e konsideruar këtë hap si shkelje të Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Qendrore (CEFTA) dhe Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), e cila njëherësh është marrëveshja e parë kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së”, thuhet në njërin nga konkluzionet.

E sa i përket liberalizmit të vizave, Këshilli ka theksuar se është në dijeni që procesi i liberalizimit të vizave është proces i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, mirëpo vendimi për të finalizuar këtë proces është ende në fazën e shqyrtimit. Këshilli i Ministrave të Evropës si shqetësim për vendin ka shprehur  dukurinë e korrupsionit dhe krimit të organizuar duke thënë se  janë çështje që duhen adresuar nga autoritetet e Kosovës. Shqetësim tjetër ka përmendur edhe ndikimet politike në punësime dhe në emërimin e personave të dënuar për krime lufte në pozita zyrtare.