75 Mall Live Search
19:03 / E Mërkurë, 21 Shtator 2022 / LB

​Biden: Askush nuk e kërcënoi, Rusia vetë e dëshiroi luftën në Ukrainë

Presidenti i SHBA-së Joe Biden akuzoi sot Rusinë se ka shkelur paturpësisht parimet thelbësore të statutit të Organizatës Botërore me një luftë brutale dhe të panevojshme në Ukrainë.

Në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ai shtoi se askush nuk e kërcënoi Rusinë dhe se vetëm Rusia dëshironte luftë dhe se ishte një luftë me një njeri.

Biden theksoi gjithashtu se qëllimi i luftës është të mbysë plotësisht të drejtën e Ukrainës për të ekzistuar si shtet dhe si popull.