75 Mall Live Search
19:51 / E Enjte, 24 Mars 2022 / MSH

​Biden beson se Rusia duhet të largohet nga G20

Presidenti i ShBA-së Joe Biden tha sot se ai beson se Rusia duhet të largohet nga Grupi i 20-ës pas sulmit ushtarak në Ukrainë.

Shtëpia e Bardhë më parë kishte refuzuar të peshonte publikisht raportet se ShBA dhe aleatët duan që Rusia të hiqet nga grupi, por ia la të hapur mundësinë.

“Përgjigjja ime është po”, tha Biden gjatë një konference për shtyp kur u pyet nëse Rusia duhet të largohet nga G20.

Gjithashtu, i pyetur gjatë konferencës për shtyp nëse presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky duhet të lëshojë ndonjë territor në mënyrë që të arrijë një armëpushim me Rusinë, Biden tha se u takon ukrainasve të vendosin.

“Ky është një vendim total i bazuar i Ukrainës. Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën. Unë nuk besoj se ata duhet ta bëjnë këtë,” tha Biden, transmeton CNN.