75 Mall Live Search
22:27 / E Enjte, 07 Prill 2022 / MSH

​Biden: Bota po na bashkohet për nxjerrjen e naftës, u takon kompanive të ulin çmimet për konsumatorët

Presidenti amerikan Joe Biden, ka thënë se shtetet e tjera po i bashkohen ShBA-së, duke nxjerrë 240 milionë fuçi naftë në total.

Biden në një postim në Facebook ka kujtuar se javën e kaluar ShBA kishte marr vendimin për lëshimin më të madh ndonjëherë nga Rezerva Strategjike e Naftës.

Sipas tij, kjo do të zgjerojë furnizimin për kompanitë e naftës dhe gazit.

“Tani u takon atyre të ulin çmimet për konsumatorët”, ka thënë ai.