Biden: Duhet të përpiqemi ta parandalojmë Luftën e Tretë Botërore!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka deklaruar se do të mbrojnë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të një NATO të bashkuar por nuk do të luftojnë kundër Rusisë në Ukrainë.
Biden ka shkruar në Facebook se një konfrontim i drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë është Lufta e Tretë Botërore dhe këtë duhet të përpiqemi ta parandalojmë.
“Dua të jem i qartë: ne do të mbrojmë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s me fuqinë e plotë të një NATO-je të bashkuar dhe të galvanizuar. Por ne nuk do të luftojmë kundër Rusisë në Ukrainë. Një konfrontim i drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë është Lufta e Tretë Botërore. Dhe diçka që duhet të përpiqemi ta parandalojmë” ka shkruar Biden.